top of page

Ndryshon axhenda për Teuta-Skënderbeu dhe dy sfida të tjera/ Ja kur luhet java e 6-të!

9 hours ago
1 min read

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar axhendën për javën e gjashtë të Abissnet Superiore. Jo vetëm derbi Partizani-Tirana do të luhet më 11 tetor(e diel) prej orës 18:30, por edhe Vllaznia-Dinamo.


Derbi i kryeqytetit përplaset kështu me supersfidën në Shkodër, që fillimisht ishte projektuar më 10 tetor. Në anën tjetër është vendosur që sfida e Teutës me Skënderbeun të zhvendoset një ditë para.


Takimi në Durrës ishte projektuar më 11 tetor, por do të luhet më 10 tetor prej orës 18:30. Dy sfidat e tjera do të mbesin pa ndryshim.


Elbasani pret Vorën më 10 tetor ora 18:30, teksa Laçi sfidon Egnatian më 11 tetor ora 13:30.


JAVA 6


10 tetor (E Shtunë)

Elbasani-Vora Ora 18:30

Teuta-Skënderbeu Ora 18:30


11 tetor (E Diel)

Laçi-Egnatia Ora 13:30

Vllaznia-Dinamo Ora 18:30

Partizani-Tirana Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page