top of page

LAJMI FUNDIT/ Skënderbeu U-13 blindon kreun, fiton “finalen” në Pogradec!

  • 2 days ago
  • 1 min read

U-13 Pogradeci - U-13 Skënderbeu 0-1

Shënues: Avdi 5’

 

Skënderbeu U-13 ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme pak momente më parë, teksa ka mposhtur Pogradecin U-13 që ndodhej në vendin e dytë.


Skënderbeu ka fituar 0-1 në këtë ndeshje transferte dhe sigurisht ka qenë fitore shumë e rëndësishme, pasi luhej për vendin e parë në superligë për Grupin B, teksa në këtë fitore ka vendosur një gol i Erkid Avdi në minutën e 5-të të takimit.


Me këtë fitore Skënderbeu thuajse siguron kreun e grupit, pasi ndodhet në kuotën e 39 pikëve, ndërkohë që e la prapa Pogradecin në kuotën e 33 pikëve.


Skënderbeu U-13 është vërtet një nga skuadrat më të mirë të Akademisë dhe me shumë talente.


Suksese stafit teknik! Suksese djemve bardhekuq!

“KORÇA BOOM”


bottom of page