top of page

LAJMI I FUNDIT/ Kontrabandë dhe vjedhje në Korçë. Sherr në Maliq. Ngjarje në Pogradec. Ja komunikata e policisë

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. C., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në dyqanin e tij, u gjetën veshje të dyshuara të kontrabanduara, të pashoqëruara me faturat e nevojshme.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. D., 57 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shtetaseje, një shumë parash, në portofol.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. L., banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se si pasojë e zjarrit që ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 25 vjeç dhe P. M., 22 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me një 37-vjeçar.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page