Lamtumirë e ëmbla Jorgjeta Babliku!
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, zemra e saj pushoi së rrahuri, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë, kolegët dhe te të gjithë ata që e njohën nga afër.
Qyteti i Korçës humbi një nga njerëzit e tij më të dashur, një arsimtare të përkushtuar që i kushtoi jetën edukimit të brezave, si dhe një njeri me shpirt të madh, gjithmonë e qeshur, pozitive dhe pranë kujtdo që kishte nevojë. Joregjeta Babliku do të mbahet mend gjatë për profesionalizmin, humanizmin dhe dashurinë e pakushtëzuar për nxënësit dhe kolegët e saj.
Humbja e saj i ka prekur thellë të gjithë ata që patën fatin ta njihnin, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm në jetën shoqërore të qytetit.
Stafi i "KORÇA BOOM" shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Babliku, të afërmit dhe të gjithë ata që ndajnë këtë dhimbje të madhe.
U prehsh në paqe e ëmbla Jorgjetë!
"KORÇA BOOM"



















