top of page

Letra e fundit që tronditi familjen, çfarë i shkruante 25-vjeçarja para vd*kjes

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT. Familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj ish-partnerit të saj, Eraldo Fizi.


Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia, ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai ka takuar ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës në qershor 2025, dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.


Pas ngjarjes tragjike, policia kryer këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda dhune në kokë, fytyrë dhe njërin krah.


Në kallëzimin e familjarëve pretendohet se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga ish-partneri i saj.


Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë një letër, ku shprehte se nuk donte të lëndohej më nga ata që i kishin bërë keq. Në fund të letrës, ajo kërkonte ndjesë nga nëna dhe babai i saj.

"KORCA BOOM"


bottom of page