top of page

Llapanji: Trajneri i portierëve, ai që zëvendëson denjësisht Ilir Bozhiqin

  • Jul 22, 2023
  • 1 min read

Nëse në stafin e Skënderbeut, ka një trajner pa fjalë dhe një njeri më shumë se pozitiv, ai është Erjon Llapanji. Sot, Llapanji është trajneri i portierëve të Skënderbeut dhe çdo ditë e gjen atje në krah të Ivan Gvozdenoviç dhe Gentjan Liçi.

Këtë superligë Llapanjit i duhet të stërvisë tre portierët që ka në përbërje Skënderbeu. Marko Alia dhe me radhë Alliu dhe Dervishaj, janë tre “gardianët” e portës dhe padyshim që të tre janë nën mbikqyerjen e Erjon Llapanjit.

Qysh pas largimit të një emri të madh trajneri siç ishte Ilir Bozhiqi, në Korçë drejtimin e portierëve dhe stërvitjet e tyre i ka marrë përsipër Llapanji, një nga njerëzit më të shkëlqyer dhe vërtet një trajner që premton shumë edhe në të ardhmen.

Kjo është një nga fotot e fundit të seancave stërvitore, ku Llapanji duket më shumë se kurrë i preokupuar, pasi janë tre portierë që duhet ti ketë gati për sezonin e ri dhe sidomos Marko Alia, ai që do të jetë edhe titullari i portës së Skënderbeut.



bottom of page