Luis Filippe, përforcimi i parë i madh i Skënderbeut për sezonin 2025/26
NJOFTIM ZYRTAR | PRURJE E RE
Klubi Shumësportësh Skënderbeu prezanton me krenari blerjen më të re për sezonin 2025/26: një pasues i talentuar dhe me potencial të madh ndërkombëtar!
Luis Filippe
Pozicioni: Pasues (Setter)
Fanella: Nr. 1
Profili: Me aftësi të shkëlqyera organizimi, teknikë të pastër dhe qetësi nën presion, lojtari vjen për të forcuar më tej bërthamën e ekipit dhe për të ndërtuar lojën me vizion dhe ritëm të lartë duke konfirmuar përkushtimin dhe përgatitjen për të dhënë maksimumin me fanellën kuqebardhë.
“Me këtë afrim të ri, Skënderbeu vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të orientuar drejt rezultateve. Mirë se erdhe në Korçë — aty ku pasioni për volejbollin nuk mungon kurrë!”
Mirë se vjen në familjen Skënderbeu!
“KORÇA BOOM”
















