top of page

Lëkundje të forta tërmeti, ndjehen edhe në Shqipëri

  • 2 days ago
  • 1 min read

Kësaj të marte, Janina në Greqia Veriore, shumë pranë kufirit me Shqipërinë, u trondit nga një tërmet me magnitudë 4,1 ballë. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Tërmeteve (ESMC), thellësia e lëkundjes ka qenë 5,1 km.


Lëkundjet janë ndjerë edhe në jugun e Shqipërisë, por për momentin autoritetet greke nuk raportojnë dëme materiale apo të lënduar.


Ky tërmet vjen disa ditë pas një serie lëkundjesh të tjera në të njëjtën zonë, ndërsa gjatë javës së kaluar disa tërmete kanë prekur edhe pjesë të tjera të Greqisë.


Ekspertët rekomandojnë qytetarët që të mbeten të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast lëkundjesh të reja.

“KORÇA BOOM”


bottom of page