Lëvizje e fortë në PS/ Ministrja Erjona Ismaili jep dorëheqjen nga posti partiak
- 2 days ago
- 1 min read
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë.
Në një reagim të publikuar pas vendimit, Ismaili shprehet se e ka ushtruar detyrën me përkushtim, korrektësi dhe integritet, duke theksuar përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture të rëndësishme të Partisë Socialiste.
Dorëheqja vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, duke i hapur rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të PS-së në Vlorë.
Ismaili ka falënderuar socialistët, anëtarët, drejtuesit dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe besimin gjatë periudhës së saj në këtë detyrë.
“Mirënjohëse për këtë kapitull dhe për gjithçka ndërtuam së bashku”, shprehet ajo në mesazhin e saj.
“KORÇA BOOM”
















