Lëvizje e madhe në horizont: A do të jetë Skënderbeu zgjedhja e Samir Manes?
- 23 minutes ago
- 1 min read
Një video që po qarkullon në rrjet ka ndezur diskutimet në botën e futbollit shqiptar. Në të shfaqen presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armando Duka, dhe biznesmeni Samir Mane, duke biseduar për mundësinë e një investimi në një klub futbolli në Shqipëri.
A është kjo vetëm një bisedë miqësore apo po përgatitet një lëvizje e madhe që mund të ndryshojë ekuilibrat në futbollin shqiptar?
Samir Mane, i njohur si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë, do të sillte një fuqi të madhe financiare nëse do të vendoste të investonte në një klub. Një hyrje e tillë në skenë mund të ndikonte ndjeshëm në infrastrukturë, merkato dhe ambicie europiane.
Tashmë pyetja që shtrohet është:Cili klub do të përfitonte nga një investim i tillë? Dhe a do të ishte ky fillimi i një epoke të re për futbollin shqiptar?
"KORCA BOOM"













