top of page

Lëvizjet e para në merkato, klubi pranë marrëveshjes me bomberin

  • Jun 8
  • 1 min read

Pogradeci ka nisur lëvizjet konkrete në merkaton e verës, duke filluar edhe zyrtarizimet për sezonin e ri. Klubi liqenor po punon për ndërtimin e skuadrës që do të përfaqësojë qytetin në kampionatin e ardhshëm, ndërsa afrimi i parë duket se është në repartin ofensiv.


Sipas informacioneve të siguruara pranë klubit, shumë pranë marrëveshjes me Pogradecin është sulmuesi Silvio Zogaj. Futbollisti ka vendosur të rikthehet në futbollin shqiptar pas eksperiencës së tij në Kosovë, ku ishte pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit.


Zogaj është një emër i njohur për kampionatin shqiptar, pasi gjatë karrierës së tij është aktivizuar me disa skuadra, duke fituar eksperiencë të konsiderueshme në futbollin vendas.


Drejtuesit e Pogradecit besojnë se cilësitë dhe eksperienca e tij mund të jenë një vlerë e shtuar për ekipin në sezonin e ri.


Pritet që në ditët në vijim klubi liqenor të bëjë edhe njoftimin zyrtar, ndërsa merkatoja e Pogradecit duket se sapo ka nisur.

"KORCA BOOM"


bottom of page