top of page

Mashtronte një 27-vjeçare në Korçë, procedohet 28-vjeçari/ Ngjarje në Kolonjë, Pogradec dhe Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 7, 2025
  • 1 min read

Qarku Korçë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash një 27-vjeçareje.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec refeuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja F. T., 54 vjeçe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar një sasi medikamentesh. Ajo po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rezikut për jetën.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. E., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi në rrugëm e Volorekës, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. G., 74 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë 74-vjeçari.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi gjatë prishjes së një godine në qytetin e Kolonjës, punonjësit e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit J. S., 27 vjeç, dhe A. Xh., 67 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page