top of page

MATURA '87 rikthehet në gjimnazin "Raqi Qirinxhi"/ Sa shumë nostalgji!

  • 2 days ago
  • 1 min read

POSTIMI I GJIMNAZIT “RAQI QIRINXHI”:


SOT, DYERT E SHKOLLËS U HAPËN PËR NJË BREZ TË VEÇANTË…

Maturantët e vitit 1987 u rikthyen në shkollë!


Kanë kaluar 39 vite, por sot korridoret tona u mbushën sërish me zëra, buzëqeshje dhe kujtime që koha nuk i ka fshirë.


Ata erdhën si ish-maturantë…

por për ne, për një ditë, ishin përsëri nxënësit tanë.


Një brez që la gjurmën e tij në historinë e shkollës dhe që sot u rikthye për të na kujtuar se:

Mund të largohesh nga shkolla, por shkolla nuk largohet kurrë prej teje.


Mirë se u rikthyet në shtëpinë tuaj, Matura ’87!


Kjo ditë meriton të mbetet në kujtesën e shkollës sonë.

"KORÇA BOOM"


bottom of page