Mbrëmja e dytë e Lumina Electronic Festival përfundoi me një super atmosferë!
- Korca Boom
- Jul 28
- 1 min read
Mbrëmja e dytë e Lumina Electronic Festival përfundoi me një super atmosferë!
Emocion, ritëm dhe dy net që kapërcyen çdo kufi të imagjinatës.
Korça, edhe një herë, tregoi se është jo vetëm një qytet i kulturës dhe historisë, por edhe i rinisë dhe energjisë së jashtëzakonshme.
Në dy netë magjike, muzika elektronike, natyra dhe të rinjtë u bënë një dhe e ndezën verën si askund tjetër.
Turma të entuziazmuara, decks që përçuan zjarrin e pasionit muzikor dhe një atmosferë që nuk përshkruhet, vetëm përjetohet.
Kjo është Korça që po ndërtojmë bashkë, një qytet që rreh ndryshe, që jeton me ritmin e kohës dhe që frymëzon të ardhmen.
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj përvoje unike!
Ja disa pamje nga mbrëmja e fundit dhe po, ishte magji nën yje.
“KORÇA BOOM”






















