Mbyllet një kapitull, hapet një tjetër për pankinën e Skënderbeut
- 1 hour ago
- 1 min read
Në këtë periudhë merkatoje, vëmendja te KF Skënderbeu është e përqendruar te zgjedhja e trajnerit për sezonin e ri, një sezon që pritet me pritshmëri të reja dhe objektiva ndryshe nga ai i mëparshmi.
Emrat për stolin kanë nisur të qarkullojnë, por gjatë ditës së sotme është mësuar se ka një interes të dyanshëm mes klubit korçar dhe trajnerit të njohur Mirel Josa.
Edhe pse ende nuk ka konfirmime zyrtare, burime pranë klubit lënë të kuptohet se Josa është mes kandidatëve të preferuar të Skënderbeut, duke marrë parasysh edhe të kaluarën e tij të suksesshme me skuadrën korçare, ku ka fituar trofe dhe ka lënë gjurmë të rëndësishme.
Mirel Josa së fundmi ka qenë i angazhuar te KF Bylis, por raportohet se bashkëpunimi me klubin është mbyllur dhe trajneri aktualisht është i lirë.
Kjo situatë ka rritur edhe më shumë spekulimet për një rikthim të mundshëm të tij në Korçë. Sipas burimeve jozyrtare, por të konsideruara të besueshme, ka pasur edhe kontakte dhe komunikime mes palëve.
Nëse ky bashkëpunim konkretizohet, do të ishte një rikthim i rëndësishëm për Skënderbeun, në një moment ku klubi kërkon stabilitet dhe një projekt të ri për sezonin e ardhshëm.
“KORÇA BOOM”
















