Meksi bën zgjedhjen, ish-kapiteni i Skënderbeut pranë rikthimit në fushë
- 15 hours ago
- 1 min read
Bëhet fjalë për një futbollist me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar, i cili ka qenë pjesë e ekipeve si Dinamo dhe Kukësi, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Skënderbeu.
Meksi ka qenë prej kohësh një emër i preferuar nga trajneri Daja, i cili e kishte kërkuar edhe disa sezone më parë. Megjithatë, në atë periudhë bashkëpunimi u konkretizua dhe marrëdhëniet mes palëve nuk vijuan siç pritej në vazhdim
Edhe këtë merkato, mbrojtësi ishte një nga alternativat për një rikthim te Skënderbeu, por skuadra korçare duket se e ka konsoliduar repartin e mbrojtjes me afrimet e bëra dhe nuk e ka parë të nevojshme ndërhyrjen në këtë pozicion.
Në këto kushte, Meksi ka zgjedhur të vijojë aventurën e tij te Liqenorët, me marrëveshjen që tashmë është arritur dhe pritet vetëm formalizimi me firmën në kontratë.
“KORÇA BOOM”













