top of page

Ministria e Arsimit blindon dyert dhe dritaret, FNSH në gadishmëri

13 hours ago
1 min read

Pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me përplasje, dëmtime institucionesh dhe zjarrvënie, autoritetet kanë përforcuar masat e sigurisë pranë Ministrisë së Arsimit, për të parandaluar incidente të tjera.


Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë për mbrojtjen e godinës, ndërsa protestat kanë hyrë në ditën e gjashtë. Autoritetet kanë mbuluar me dërrasa dyert dhe dritaret e institucionit, pas incidenteve që kanë shoqëruar tubimet e ditëve të fundit.


Në afërsi të ministrisë janë vendosur edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të cilët qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të tensionimit të situatës.


Masat vijnë pas pesë ditësh demonstratash, gjatë të cilave protestuesit kanë sulmuar disa godina institucionale dhe kanë shkaktuar zjarre në disa prej tyre.


Gjatë përplasjeve me policinë, pjesëmarrës në protesta kanë hedhur gurë, sende të forta dhe bomba molotov, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmat.


Protestat nisën më 13 tetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e studentëve të universiteteve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë organizuar marshime drejt Ministrisë së Arsimit, duke shprehur pakënaqësi për kushtet në institucionet arsimore, koston e studimeve, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë e punësimit pas diplomimit./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page