top of page

Moment i sikletshëm në “Post BBVA”: Monika i drejtohet Mateos me pyetje intime

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e shumëpritur e “Post Big Brother VIP Albania”, një episod që kishte ngjallur interes të madh te publiku që prej përfundimit të spektaklit.


Ashtu siç pritej, studioja u kthye në një hapësirë debatesh dhe diskutimesh të forta, ku ish-banorët u përballën për të sqaruar situatat e mbetura pezull nga eksperienca e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Atmosfera ishte e ngarkuar, por njëkohësisht e mbushur me emocione, pasi shumë prej tyre patën mundësinë të thonë hapur mendimet e tyre.


Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes ishte ai me protagoniste Monikën, e cila, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, nuk u kursye në komunikim me ish-banorët.


Në një moment të papritur në studio, ajo iu drejtua Mateos me një pyetje intime: “Keni bërë dashuri pasi dolët nga Big Brother?”


Pyetja shkaktoi menjëherë reagime dhe krijoi një situatë sikleti në studio. Megjithatë, Mateo reagoi me qetësi, duke zgjedhur një përgjigje më diplomatike dhe romantike: “Ne bëjmë dashuri sa herë shihemi në sy.”


Kjo deklaratë u prit me reagime të ndryshme nga të pranishmit në studio, mes buzëqeshjeve dhe komenteve të ndryshme.


Ndërkohë, kamerat fokusuan edhe reagimin e Brikenës, e cila nuk e fshehu habinë e saj për situatën e krijuar, duke e bërë këtë moment një nga më të diskutuarit e mbrëmjes në rrjetet sociale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page