top of page

Momente drame në fushë, shpëton porta e Besës dhe dëmtohet lojtari i Pogradecit

  • May 11
  • 1 min read

Në një moment shumë të nxehtë të ndeshjes mes Pogradeci dhe Besa Kavajë, liqenorët iu afruan ndjeshëm golit me një aksion spektakolar nga distanca.


Një nga lojtarët e Pogradecit lëshoi një goditje të fuqishme “ekzemplare” nga jashtë zonës, duke vënë në vështirësi serioze portierin e Besa Kavajë. Topi devijoi në limite pas ndërhyrjes së tij, duke shmangur në mënyrë dramatike golin që për pak do të zhbllokonte sfidën.


Në zhvillimin e këtij aksioni të rrezikshëm, një prej lojtarëve të kampit liqenor u përplas me shtyllën, duke shkaktuar një moment shqetësimi në fushë dhe në stolat e të dy ekipeve.


Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për të kontrolluar gjendjen e tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page