top of page

Momente tensioni, 39-vjeçari izolon vëllanë dhe shokun e tij në banesë

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka mbajtur me forcë në banesën e tij vëllanë dhe një shok të këtij të fundit, duke i kanosur.


Sipas informacioneve paraprake, Policia është njoftuar për situatën dhe shërbimet kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të verifikuar rrethanat dhe për të garantuar sigurinë e personave të përfshirë.


Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, 39-vjeçari dyshohet se ka hedhur sende të ndryshme nga dritarja e banesës dhe ka refuzuar t’u bindet urdhrave të punonjësve të Policisë për të dalë jashtë.


Pas veprimeve të kryera nga uniformat blu, ai është vënë në pranga, ndërsa personat që ndodheshin në banesë janë nxjerrë në siguri.


Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë incident.

“KORÇA BOOM”


bottom of page