Aksident i rëndë, dy makina përplasen ballë për ballë/ Ka të plagosur
- 15 hours ago
- 1 min read
Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si Poçem.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve për të shmangur krijimin e trafikut.
Të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”













