Krim i rëndë! 40-vjeçari u qëllua me a*më, ndërron jetë gjatë transportit
- 8 hours ago
- 1 min read
Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit.
Viktima është identifikuar si Ilir Lika, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj., i njohur edhe me disa identitete të tjera, alias I. L., alias I. K. dhe alias I. N., rreth 40 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorit ose autorëve.
“KORÇA BOOM”
















