top of page

NGJARJE E RËNDË/ Pl*gosje me th*kë, 40-vjeçari sulmon bashkëshorten e tij

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.


32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.


Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page