Mos e hidhni lëkurën e portokallit, ja çfarë problemesh shëndetësore trajtoni me to
top of page

Mos e hidhni lëkurën e portokallit, ja çfarë problemesh shëndetësore trajtoni me to

  • 5 minutes ago
  • 1 min read

Lëkura e frutave është një thesar i vërtetë kur vjen puna për vlerat ushqyese dhe vitaminat që mund të përfitohen prej saj.


Një frut tepër i rëndësishëm për shëndetin është dhe portokalli dhe sidomos lëkura e tij. I pasur me vitaminë C, portokalli sjell përfitime të mrekullueshme në shëndetin tuaj.


Nxit humbjen në peshë: Lëkura e portokallit ka shije të hidhur, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë.


Është burim fibrash dhe përmban pak kalori.


Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.


Përmirëson punën e sistemit tretës: Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.


Parandalon lloje të ndryshme të kancerit:


Lëkura e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë.


Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin.


Scrub për trupin:


Lëkura e portokallit mund ët përdoret edhe si scrub për trupin.


Vendosni pak vaj ulliri dhe sheqer kaf në pjesën e brendshme të lëkurës dhe përdoreni për të fërkuar trupin gjatë dushit. Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më uniforme./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page