Mos harroni çadrat me vete sot/ Mot i paqëndrueshëm, ja parashikimi për sot, 25 maj 2025!
Gjatë ditës së sotme vendi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.
Në zonën e jugut dhe në relievet kodrinore dhe kryesisht malore në lindje të territorit do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 12 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 24 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 3 deri 5 ballë.
“KORÇA BOOM”
















