top of page

Mot i kthjellët, temperatura të larta/ Ja si parashikohet moti për sot, e martë, 7 prill 2026

  • Apr 7
  • 1 min read

Kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin, me erë të lehtë dhe det të qetë


Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.


Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat veriore gjatë orëve të mesditës, të karakterit të lartë dhe transparent.


Temperaturat minimale do të variojnë nga 4°C në zonat verilindore, si Kukësi dhe Peshkopia, deri në rreth 12°C në zonat bregdetare si Saranda. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 26°C në disa qytete si Tirana, Elbasani dhe Fieri.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 5 m/s, pa shkaktuar probleme të veçanta.


Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page