Moti merr kthesë, çfarë pritet këtë të hënë në të gjithë vendin
- 9 hours ago
- 1 min read
Ditën e hënë, më 18 maj, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, të cilat hera-herës do të jenë lokalisht të dendura.
Vranësirat më të theksuara pritet të shfaqen në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit. Në këto zona parashikohen reshje të dobëta dhe të izoluara shiu, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – perëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore si dhe gjatë zhvillimit të vranësirave, era pritet të fitojë intensitet deri në 10 metra në sekondë.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 8 gradë Celsius në zonat verilindore deri në 24 gradë Celsius në ultësirën perëndimore dhe jug të vendit. Qytetet bregdetare si Vlora dhe Saranda pritet të regjistrojnë temperatura deri në 23-24 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore si Kukësi dhe Korça temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta.
“KORÇA BOOM”


















