Më 17 shtator, pranë aneksit të stadiumit Skënderbeu, fëmijët e rajonit kanë mundësinë të tregojnë talentin e tyre në seleksionimin për ekipet kombëtare rajonale, nën kujdesin e specialistëve të FSHF-
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë dhe Drejtoria Teknike e FSHF-së, në bashkëpunim me akademitë e futbollit të rajonit (Skënderbeu, Pogradeci, Maliqi, Young Boys F.A. Korçë 94, Devolli dhe Gramozi), organizojnë më 17 shtator, ora 11:00, pranë aneksit të stadiumit Skënderbeu, seleksionim për fëmijët e lindur në 2013 dhe 2014.
Prindër dhe trajnerë, ju ftojmë të merrni pjesë për të vëzhguar dhe ndjekur përzgjedhjen profesionale nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.
Mos e humbisni këtë mundësi të veçantë!
Drejtori Teknik i SHRF Korçë, Hektor Kapllani
“KORÇA BOOM”
