top of page

Panik në plazhin grek të Halkidiki. Ujku sulmon 5-vjeçaren

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 15
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare.


Sipas mediave greke, vajza është me origjinë nga Serbia, e ndodhej aty për pushime së bashku me të ëmën.


Mendohet se vajza ka qenë duke luajtur e vetme në plazh, pak më tutje çadrës ku ajo rrinte me prindin e saj, e më pas është sulmuar nga ujku.


Ka qenë nëna e vajzës, së bashku me një gur që sulmuan ujkun me gur për ta larguar nga vajza 5-vjeçare.


Ujku arriti ta kafshonte dhe ta gërvishte fëmijën në shpinë, por fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Sakaq, Organizata Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën, ka konfirmuar prezencën e ujqërve dhe çakejve në zonë, teksa janë vendosur dhe kamera përreth për të regjistruar sjelljen e kafshëve./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page