Ekspl*ziv në automjet, forcat e rendit zbardhin rrethanat
- 2 hours ago
- 1 min read
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur ditën e sotme në qytet, duke dëmtuar një automjet të parkuar në pronësi të agjentit të rimes me iniciale G.Gj.
Nga informacionet paraprake, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë vetëm dëme materiale.
Forca të shumta policie kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat, duke shqyrtuar nëse shpërthimi ka lidhje me detyrën e efektivit.
Autoritetet po përpiqen gjithashtu të identifikojnë autorin e ngjarjes.
Hetimet e policisë janë në vazhdim dhe dokumentimi i plotë i rastit po kryhet me kujdes.
“KORÇA BOOM”
















