Talenti italian bën histori: Antonelli niset i pari në garën e Formula 1
- 2 hours ago
- 1 min read
Kimi Antonelli ka shkruar historinë në kualifikueset e fundit të Formula One, duke siguruar pole position-in e parë në karrierën e tij dhe duke u bërë piloti më i ri në histori që arrin një sukses të tillë. Pavarësisht këtij momenti historik, talenti italian është shprehur se mendja e tij është tashmë te gara e së dielës.
“Ishte një sesion shumë i pastër dhe jam shumë i lumtur,” deklaroi Antonelli pas përfundimit të kualifikueseve. Ai theksoi se mezi pret të niset nga pozicioni i parë në garën e nesërme, duke shtuar se gjatë gjithë sesionit kishte ruajtur qetësinë, edhe pse ishte në dijeni të një problemi që kishte pasur shoku i tij i skuadrës, George Russell.
Megjithatë, kualifikueset nuk kaluan pa vështirësi. Piloti italian pranoi se gjatë xhirove kishte hasur probleme me balancën e makinës, madje në një moment kishte pyetur ekipin në radio nëse diçka mund të ishte thyer. Pavarësisht kësaj, ai arriti ta menaxhojë situatën dhe të realizojë kohën më të shpejtë.
“Dua ta shijoj këtë moment, por jo shumë, sepse jam tashmë i përqendruar te dita e nesërme. Të marrësh pole-in është bukur, por duhet të përfundosh mirë garën,” u shpreh Antonelli.
Piloti i ri italian theksoi gjithashtu dëshirën e tij për të rikthyer Italinë në majën e podiumit në Formula One, duke synuar që suksesi në kualifikuese të përkthehet edhe në një rezultat të madh në garë
"KORCA BOOM"
















