top of page

Thirrje publikut nga Brikena: “Më nxirrni jashtë nga Big Brother”

  • Mar 15
  • 1 min read

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka habitur publikun dhe banorët teksa ka shprehur hapur dëshirën për të ndërprerë rrugëtimin e saj në këtë format.


Shkak për këtë kërkesë janë bërë tensionet e vazhdueshme në shtëpi, si dhe gjuha e rëndë e përdorur gjatë debateve mes banorëve. Situata u diskutua në studio pasi Greta u përjashtua nga loja për shkak të ofendimeve të rënda ndaj Juelës.


Në momentin kur moderatori Ledion Liço i dha fjalën për të komentuar këtë situatë, Brikena shfrytëzoi hapësirën për t’i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë publikut.


“Unë si fillim dua t’i bëj thirrje publikut edhe ju kisha lutur, nëse ka mundësi në këtë nominim që jam unë, kisha dashur të më nxjerrin jashtë. Në qoftë se Big Brother është ky, të bëhen ofendime dhe gjithmonë t’i diskutojmë këto ofendime të rënda, unë nuk dua të jem më pjesë e Big Brother-it në këtë mënyrë. Kështu që i kisha bërë thirrje personave për televotimin që thjesht të më largojnë, se nuk dua të jem pjesë,” – u shpreh ajo.


Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta si në studio, ashtu edhe në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse publiku do të respektojë kërkesën e saj në televotimin e radhës.

"KORCA BOOM"


bottom of page