“Zarfi i Zi” trondit BBV: ofendimet që i kushtuan shtrenjtë Gretës
- 2 hours ago
- 1 min read
Përjashtimi i papritur i Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” la të shokuar si banorët ashtu edhe publikun, ndërsa vendimi drastik i “Vëllait të Madh” erdhi pas një shkeljeje të rëndë të rregullores së formatit.
Shkak për skualifikimin e menjëhershëm u bë përdorimi i një fjalori të papranueshëm gjatë një debati të ashpër me Juelën. Situata mes dy banoreve u tensionua ndjeshëm dhe debati degradoi në tone shumë të larta, duke kaluar kufijtë e komunikimit të pranueshëm brenda shtëpisë.
Në kulmin e përplasjes, Greta iu drejtua Juelës me terma denigrues, duke e quajtur: “Rrugaçe, prostitutë rrugësh.” Ky lloj fjalori konsiderohet shkelje serioze e rregullave të formatit dhe bie ndesh me politikat e programit kundër gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit.
Duke qenë se “Big Brother” zbaton një politikë të tolerancës zero ndaj ofendimeve të këtij niveli, produksioni reagoi menjëherë. Në shtëpi mbërriti Zarfi i Zi, përmes të cilit Gretës iu komunikua vendimi për përjashtimin e saj të menjëhershëm nga gara.
Kështu, rrugëtimi i saj në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” përfundoi papritur, duke shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
"KORCA BOOM"
















