“Më kanë thënë që të ka lënë gruaja…” – Përplasje mes Xumit dhe Ledionit, rrjeti “zien”
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale me një reagim të papritur dhe të drejtpërdrejtë ndaj moderatorit të spektaklit, Ledion Liço.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet e tij sociale, Xumi i është përgjigjur me ironi dhe tone të ashpra një batute që Ledioni kishte bërë ndaj tij gjatë transmetimit të një prej netëve të spektaklit.
“Allushi që shiste proteina dhe donte të fikte dritat e Big Brother-it”, ishte komenti i Ledionit në spektakël, i cili u prit me të qeshura në studio, por Xumi nuk e la pa përgjigje. Me një buzëqeshje ironike në fytyrë, ai deklaroi:
“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë... Të paktën nxjerrim një rrogë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?”
Deklarata e tij ndezi menjëherë komentet në rrjet, ku ndjekësit u ndanë në qëndrime të ndryshme – disa në mbështetje të Xumit për “guximin” për të folur hapur, e të tjerë që e konsideruan këtë dalje të pavend dhe personale.
Ndërkohë, edhe Ledioni nuk ka qëndruar në heshtje. Në një postim në Instagram, pa përmendur emra, ai shkroi:
“Nëse ushqen e kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes një njeriu dhe një qeni.”
Për shumë ndjekës, ky status i referohej drejtpërdrejt Xumit, duke e interpretuar si një kundërpërgjigje të rafinuar ndaj deklaratave të ish-banorit.
“KORÇA BOOM”
