Ilir Vrenozi kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother, bën gati valixhet
top of page

Ilir Vrenozi kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother, bën gati valixhet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 minutes ago
  • 1 min read

Situatë e papritur brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banori Ilir Vrenozi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga gara, duke deklaruar se nuk po e përballon më trysninë e reality show-t.


Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Vrenozi është shprehur i rënduar emocionalisht, duke theksuar se presioni dhe dinamika e lojës kanë ndikuar ndjeshëm tek ai. Banori madje nuk është menduar dy herë, por ka nisur edhe përgatitjen e valixhes, duke e bërë serioz vendimin e tij për largim.


Ky zhvillim ka surprizuar banorët e tjerë, ndërsa situata është ndjekur me interes edhe nga publiku jashtë shtëpisë. Vrenozi, u përqafua me Stenaldon dhe u përlot. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar nga produksioni i Big Brother VIP lidhur me kërkesën e Ilir Vrenozit.


Mbetet për t’u parë nëse produksioni do ta pranojë largimin apo do të përpiqet ta bindë banorin të vijojë rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend. Situata pritet të sqarohet në orët në vijim./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page