LAJMI FUNDIT/ Fitoi titullin kampion me Egnatian, ish sulmuesi i Lushnjes ndahet nga jeta pas betejës me kancerin
- 12 minutes ago
- 1 min read
Sulmuesi James Ayinde ka ndërruar jetën në moshën 24-vjeçare, pasi nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë nga kanceri në veshka.
Edhe pse familjarët e tij para disa ditësh kërkuan ndihmë në rrjetet sociale, fati është treguar i padrejtë me nigerianin. Lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit e ka dhënë kapiteni i Lushnjes Mikel Canka në rrjetet sociale.
James Ayinde është emër i njohur në futbollin shqiptar, ai ka luajtur me Egnatian dhe Lushnjen, ndërsa fitoi edhe titullin kampion te skuadra rrogozhinase. Prej vitit 2024, problemet shëndetësore e penguan të vazhdonte aktivitetin e tij si futbollist profesionist.
“KORÇA BOOM”
















