top of page

Largimi i Ilir Vrenozit sjell lot dhe emocione brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me Stenaldon duke i premtuar se do ta ndjekë pas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ilir Vrenozi ka lënë sot përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke hequr dorë nga gara dhe çmimi i madh. Para largimit, ai ka takuar të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për t’i përshëndetur.


Banori që u prek më shumë nga largimi i Ilirit ishte Stenaldo, i cili nuk i fshehu emocionet. Ai iu drejtua Vrenozit duke i thënë se do të largohej edhe vetë pas tij, por Iliri e ndaloi, duke e inkurajuar të vazhdonte lojën.


“Mos më prek të lutem. Qëndro për mua dhe për Nestin këtu brenda. Ti je shumë i fortë, më beso, je fitues”, i tha Iliri Stenaldos, duke i kërkuar të mos dorëzohej.

Gjatë bisedës mes tyre, emocionet ishin të dukshme.“Jam i sëmurë”, u shpreh Iliri, ndërsa Stenaldo iu përgjigj: “Do vij unë pas teje pastaj”.“Jo, të lutem mos”, ishte përgjigjja e prerë e Vrenozit.


Stenaldo, mes lotësh, u shpreh se ishte shumë i prekur nga largimi i tij, ndërsa Iliri e vlerësoi si një nga njerëzit më të mirë brenda shtëpisë, duke i uruar forcë dhe sukses në vazhdim.

Largimi i Ilir Vrenozit ka sjellë emocione të forta brenda shtëpisë dhe pritet të ketë ndikim të madh në dinamikat e lojës në vijim.

"KORCA BOOM"


bottom of page