Më pak të huaj në Kategorinë e Dytë, vendimi që sjell dy anë të medaljes
- 7 hours ago
- 1 min read
Ndryshime të dukshme janë bërë edhe në Kategorinë e Dytë sa i përket numrit të futbollistëve të huaj që mund të aktivizohen nga skuadrat.
Në sezonin e kaluar, ekipet kishin të drejtë të aktivizonin deri në pesë futbollistë të huaj, ndërsa këtë sezon numri është reduktuar dhe lejohen vetëm tre futbollistë të huaj në formacion.
Ky ndryshim mund të shihet në dy anë të medaljes. Së pari, u jepet më shumë mundësi futbollistëve vendas për t’u aktivizuar dhe për të fituar minuta në Kategorinë e Dytë.
Nga ana tjetër, shumë ekipe mund të hasin vështirësi për shkak të pamundësisë për të gjetur futbollistë vendas për të plotësuar organikën. Kjo situatë mund të jetë edhe më e vështirë për skuadrat e qyteteve të vogla, të cilat përballen me më shumë vështirësi në sigurimin e lojtarëve vendas.
Prandaj, reduktimi nga pesë në tre futbollistë të huaj pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në merkaton dhe mënyrën se si skuadrat e Kategorisë së Dytë do të ndërtojnë organikat për sezonin e ri.
“KORÇA BOOM”
















