top of page

Më “përvëluese” se kurrë! “Oguri” i Kroacisë “shqiptarizohet” para sfidës me Ganën dhe përshëndet në mënyrë të veçantë publikun shqiptar

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Kroacia i ka ende shanset të hapura për kualifikim, pasi do të përballet me Ganën mbrëmjen e sotme, prej orës 23:00, takim ky i vlefshëm për raundin e fundit të fazës së grupeve.


Padyshim, një mbështetje të madhe për helvetët vjen nga tribunat. Sigurisht, emri është mëse i njohur, kjo jo vetëm për shkak të prezencës së saj në stadiume, në çdo ndeshje kur luan Kroacia, por edhe për fizikin e saj “mbresëlënës”.


Ivana Knoll ka pushtuar sërish rrjetet, njëjtë si në vitin 2018 kur publiku u njoh për herë të parë me të. Këtë radhë, tifozja e veçantë ishte e ftuar në emisionin “Kampionët” që transmetohet në TV Klan, aty ku dha një intervistë të shkurtër për moderatoren Marina Vjollca.


Në fund të këtij bashkëbisedimi, ajo çfarë ra në sy ishte përshëndetja e veçantë e Knoll, e cila iu drejtua në shqip publikut shqiptar me fjalën: Të dua.


Kaq mjaftoi që kjo fjalë të duartrokitet nga të ftuarit në studio, ndërsa pak momente para shkëputjes, tifozja shumë e dashur kroate përcolli dhe një përshëndetje të përzemërt./ Newsport

“KORÇA BOOM”


bottom of page