top of page

Mësuesit nën presion/ Bodini: Frika dhe mungesa e anonimitetit minon vërtetësinë e anketës ‘TALIS’

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 2 min read

Përtej shifrave zyrtare, realiteti i mësuesve shqiptarë është i mbushur me presion dhe frikë. Ilir Bodini, kreu i sindikatës së arsimtarëve për Kamzën, në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, zbulon një aspekt shqetësues të përditshmërisë së tyre. 'Kur mësuesit ndajnë shqetësimet e tyre me ne, e mbyllin bisedën me fjalët 'aman, të lutem, të mbetet midis nesh', thotë Bodini.


Kjo atmosferë frike, sipas Bodinit, ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e anketës ‘TALIS’. Ai denoncon faktin se gjatë procesit të plotësimit të pyetësorëve, në salla kanë qenë të pranishëm përfaqësues të autoriteteve arsimore dhe drejtuesit e shkollave.


Ilir Bodini: Unë do ta nisja me një shprehje siç tha Ermali para '90-ës, kur një burrë i urtë, i mençur në veri, me biografi të keqe, kuptohet, e pyesin, a je i lumtur? Thotë, po. Po pse?


Kot. Nëse do t'i pyesin mësuesit se pse janë të lumtur, jam i sigurt se ata do thoshin kot. Sepse një anketë e tillë është një anketë ndërkombëtare me mësimdhënie dhe mësimnxënie. Nuk është ajo që prek me të vërtetë, nuk është ajo që i bën check-up-in me të vërtetë arsimit. Dhe këta, me sa duket, duke qenë dhe hera e parë që Shqipëria merr pjesë në këtë lloj ankete, në këtë lloj veprimtarie, këto kanë nxituar pak më tepër se sa duhet për ta tejkaluar mbase, për të lënë diçka për radhën tjetër, sepse me këto shifra që janë tani, radhën tjetër kur të bëhet, mund të kalojë 150, 200% edhe s’ka kuptim.


E para. E dyta, mësuesit, sinqerisht, ne bëjmë matje dhe kontaktojmë përditë me ta, jemi garancia e vetme e mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar, të cilët ndajnë me ne shqetësimet e tyre. Por e keqja më e madhe është që në fund thotë, aman të lutem, të mbetet midis nesh. Edhe kjo është një këmbanë alarmi. Kur thotë anonim të lutem, ai ka një frikë të madhe në shpirt që e di se çfarë e pret.


Kjo anketë është zhvilluar, me sa mbaj mend unë në prill të 2024-ës, në pranverë të 2024-ës. Në Shqipëri, ajo që s'duhet të ndodhte, se anketat e tilla, sondazhe, matje, indikatorë e të tjera e të tjera, nuk mund t'i bëjë ai për të cilin ti duhet të shprehesh. Qendra, qendra shtetërore e arsimit ka qenë ajo autoriteti që ka ndjekur këtë anketë në Shqipëri. Dhe një përfaqësues i kësaj qendre, nga qendra ose nga SAP-i ose nga Ministria e Arsimit ka qenë në sallë.


Vullnetar në sallë dhe duke qenë edhe drejtuesi i shkollës në sallë që moralisht dhe nga ana etike nuk duhet të ishin, edhe sikur t'ju kishin thënë, duhet të qëndroni aty, nuk duhet të ishin. Kjo e cënon shumë këtë lloj ankete dhe këtë lloj vlerësimi.


Mësuesit kanë qenë të papërgatitur, nëse personat që kanë qenë përfaqësues aty, kanë qenë të përgatitur se si ta monitorojnë dhe ta menaxhojnë, ta kontrollojnë këtë sistem, këtë lloj ankete. Mësuesit kanë qenë të papërgatitur se mbi ç'bazë do të përgjigjeshin edhe që të ruaninë dhe një farë integriteti të tyre që të mos ju afrohej askush përpara kompjuterit që do të punonte./ Syri.net

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page