Ndahet nga jeta bashkëshortja e një biznesmeni të njohur, humb betejën me sëmundjen
- Mar 3
- 1 min read
Afërdita Salillari, bashkëshortja e biznesmenit Pëllumb Salillari, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Sipërmarrësja, e lidhur me kompaninë Bervi Construction, prej kohësh po përballej me kancerin. Pavarësisht trajtimeve mjekësore dhe përpjekjeve për ta fituar betejën me sëmundjen, ajo nuk arriti të mbijetojë.
Familja Salillari ka bërë publik njoftimin mortor, duke informuar miqtë dhe të afërmit se pritjet do të zhvillohen në Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e Sharrës.
Në mesazhin e shpërndarë për publikun thuhet:“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të së nderuarës Znj. Afërdita Salillari. Pritja mortore do të zhvillohet në shtëpinë funerale Alba2000, në Rrugën e Durrësit dhe ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e mërkurë, 4 Mars, ora 11:00, në varrezat e Sharrës.”
Çifti Pëllumb Salillari dhe Afërdita Salillari kanë qenë prej vitesh të angazhuar në sektorin e ndërtimit të objekteve infrastrukturore dhe civile, përmes kompanive “Salillari” dhe Bervi Construction. Nga martesa e tyre kanë dy djem, Besmirin dhe Ervisin.
Ndarja e saj nga jeta ka sjellë dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
"KORCA BOOM"
















