Ndahet nga jeta instrumentisti korçar
Oct 16
1 min read
Këtë të enjte (dje) u nda nga jeta instrumentisti i njohur korçar, Ylli Ibrahimi.
Ibrahimi kujtohet si një artist që la gjurmë të çmueshme dhe kontributin e tij në jetën muzikore të Korçës.
Përmes përkushtimit dhe pasionit për muzikën, ai kontribuoi në Orkestrën e Estradës së Korçës dhe në Ansamblin Artistik “Skënderbeu”, duke u bërë pjesë e rëndësishme e traditës sonë artistike e muzikore.
Komuniteti artistik në Korçë ka shprehur dhimbjen për largimin nga jeta të instumentistit, që ndanin bashkë skenën e dashurinë për muzikën./CNA
“KORÇA BOOM”
















