Ndryshime të papritura në qeveri, kush është larguar dhe kush zë vendin?
- Korca Boom
- Oct 23, 2025
- 1 min read
Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku miratoi disa vendime të rëndësishme për ndryshime në përbërjen e institucioneve shtetërore.
Sipas vendimeve të marra, Znj. Arta Dollani, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, u lirua nga detyra.
Në vend të saj, u emëruan zëvendësministrat e rinj në disa sektorë të rëndësishëm. Znj. Herida Duro mori postin e Zëvendësministres së Arsimit, ndërsa Znj. Elda Xhumari u emërua Zëvendësministre e Mjedisit.
Gjithashtu, Z. Roland Kristo, Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u lirua nga detyra e tij.
Këshilli i Ministrave theksoi rëndësinë e këtyre ndryshimeve në përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe vijimin e reformave në sektorët përkatës.
"KORÇA BOOM"



















