Mungesa e dëmshpërblime pas përmbytjeve/ Ngrihen në protestë fermerët e Maliqit
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Fermerët e fushës së Maliqit dolën këtë të martë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Ata paralajmërojnë se mungesa e ndihmës ekonomike po i lë pa asnjë alternativë dhe kërcënon falimentimin e fermave në juglindje.
Brenda pak muajsh, fermerët e kësaj zone janë përballur me dy përmbytje të radhës, duke humbur të mbjellat dhe duke pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike.
Julian Guri, fermer nga Maliqi, deklaron se ka humbur rreth 250 milionë lekë, dhe pa dëmshpërblime të menjëhershme, falimentimi i biznesit të tij është i pashmangshëm.
“KORÇA BOOM”



















