top of page

Ndryshimet në qeveri/ Rama pritet të largojë të paktën 5 ministra, kush janë ato (EMRAT)

  • 53 minutes ago
  • 1 min read

Bashkë me vapën e gushtit që ikin shtohen edhe ethet në radhët e ministrave të kabinetit “Rama 4”. Edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, pritet që ajo të zhvillohet brenda javës së parë të shtatorit që përkon edhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar.


Javën e parë të shtatorit e sigurt është që do të kemi ndryshime në kabinetin qeveritar. Burime të “Lapsi.al” afër kryeministrit Edi Rama, kanë mësuar se deri më tani preken të paktën 5 ministri.


Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala është mes emrave që mund të shkarkohet nga Edi Rama.


Andis Salla duket se nuk shkëlqeu sa duhet në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe pritet të shkarkohet në fillim të shtatorit.


Burimi tregon se Petrit Malaj është mes emrave të mundshëm për t’u larguar nga Edi Rama.


Rezultati zgjedhor në 2025 në Tiranë duket se nuk e ndihmon dot Blendi Gonxhen për të vijuar të mbajë postin e ministrit të Turizmit dhe Kulturës. Bashkë me largimin e mundshëm nga qeveria, Gonxhja shihet shumë larg edhe ambicies së tij të madhe, në emër të së cilës mblodhi vota një vitë më parë, për t’u bërë kryetar bashkie në Tiranë.


Sipas burimeve ministëri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj pritet të jetë mes emrave qê do të shkarkohet nga Rama/ Burimi Lapsi.al 

“KORÇA BOOM”


bottom of page