top of page

NESËR dita e derbit të juglindjes/ Skënderbeu për të thelluar diferencën, Pogradeci për vendin e dytë! Ja përballjet…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 6
  • 1 min read

Edhe vetëm 24 orë deri në startin e javës së 15-të e cila do të luhet këtë fundjavë dhe një ndeshje ditën e parë të javës që vjen. Kategoria e parë do të zbresë shumë shpejt në fushë, ndërkohë që më konkretisht 5 ndeshje luhen ditën e dielë në datën 7 dhjetor dhe vetëm 1 takim të hënën e 8 dhjetorit.


E gjithë vëmendja këtë javë do të jetë te derbi i juglindjes, pasi të dielën në orën 15:30 luhet Skënderbeu-Pogradeci dhe sigurisht është përballja që tërheq vëmendje të madhe.


Skënderbeu vjen në këtë ndeshje pasi nuk luajti në mesjavë takimin e vet për shkak të dhunës në Fushë Krujë, ndërkohë që pogradecarët vijnë pas barazimit në transfertën e Laçit.


Ndërkohë që derbi i juglindjes luhet të dielën në orën 15:30, në orën 13:30 të po asaj dite luhen plot 4 ndeshje. Janë ndeshje të luftuara edhe këtë javë, ndërkohë që të hënë është përcaktuar të luhet sfida e fundit e javës së 15-të, ajo mes Besës dhe Burrelit për të mbyllur javën pasardhëse.


Më poshtë sjellim të gjitha duelet me datat dhe oraret:

 

Java 15

(07.12.2025)

E DIEL

Ora 13:30 Kukësi – Iliria

Ora 13:30 Kastrioti – Apolonia

Ora 13:30 Luftëtari – Lushnja

Ora 13:30 Korabi – Laçi

Ora 15:30 Skënderbeu – Pogradeci


(08.12.2025)

E HËNË

Ora 13:30 Besa – Burreli

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page