NESËR dita e Kupës së Shqipërisë/ Skënderbeu dhe Pogradeci për fitore në Tiranë dhe Shkodër
- Korca Boom
- 15 hours ago
- 1 min read
Erdhi momenti i startit të ndeshjeve të para të vitit 2026-të, ndeshje të cilat nisin me Kupën e Shqipërisë, ku 16 ekipe do të vijojnë rrugëtimin drejt trofeut të këtij edicioni.
Në turin e dytë të Kupës përballjet janë më shumë se interesante, ndërkohë që padiskutim përrballjet nisin me nesër me ndeshjen e kryeqytetit ku Tirana pret Skënderbeun, në një ndeshje që duket si përballje superligë, pasi edhe Skënderbeu do të kërkojë kualifikimin. Skuadra bardhekuqe ka qysh nga fillimi i javës që stërvitet në Durrës.
Nga ana tjetër një ndeshje me interes është edhe ajo në Shkodër, ku mysafire do të jetë Pogradeci, skuadër që ka deklaruar se kërkon të marrë maksimumin nga ky takim. Madje ditën e djeshme liqenorët janë stërvitur në dëborë, foto të cilën e sjellim më poshtë.
Po kaq të bukura dhe me interes janë edhe takimet e tjera që i sjellim më poshtë, ndërkohë që të gjitha takimet luhen nesër, të shtunën.
ÇIFTET E TURIT TË DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË:
10 janar 2025 Ora 13:00
Kupa e Shqipërisë/ Raundi 1/8
Ora 13:00 Tirana – Skënderbeu
Ora 13:00 Partizani - Burreli
Ora 13:00 Bylis – Laçi
Ora 13:00 Dinamo City - Besa
Ora 16:00 Teuta - Vora
Ora 16:00 Vllaznia - Pogradeci
Ora 16:00 Egnatia - Apolonia
Ora 16:00 Elbasani – Flamurtari
“KORÇA BOOM”



















