NESËR starton java e 24-ër e kategorisë së parë/ Skënderbeu të dielën për 3 pikë në Gjirokastër
- 5 days ago
- 1 min read
Kategoria e parë do të rikthehet me ndeshjet e javës së 24-ër në fundjavë, nesër, teksa edhe këtë javë do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën e 28 shkurtit, ku do të luhen 3 ndeshje dhe 3 takimet e tjera do të luhen të dielën e 1 marsit.
Sipas kalendarit zyrtar të shtunën luhen 3 takimet e para dhe të gjitha takimet startojnë në orën 13:30.
Në këtë mënyrë ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Apolonisë dhe Pogradecit, një përballje e fortë për liqenorët, por që nuk ka diskutim që do të kërkohet vetëm trepikëshi.
Të shtunën luhet edhe Korabi-Kastrioti dhe ndeshja e tretë është në Lushnjë, ku myzeqarët presin Laçin e vendit të dytë.
Më pas të dielën në ditën e parë të muajit mars vjen radha e Skënderbeut. Bardhekuqtë këtë fundjavë do të luajnë në Gjirokastër, një sfidë jo fort e lehtë, që vjen vetëm 3 pikë, pasi deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 10 javë.
Dy ndeshjet përmbyllëse të së dielës, janë: Besa-Burreli dhe Iliria-Kukësi. Më poshtë sjellim edhe përballjet e javës së 24-ër me datat dhe oraret përkatëse.
JAVA 24
28 shkurt 2026 (E Shtunë)
Ora 13:30 Apolonia-Pogradeci
Ora 13:30 Korabi-Kastrioti
Ora 13:30 Lushnja-Laçi
1 mars 2026 (E Diel)
Ora 13:30 Luftëtari-Skënderbeu
Ora 13:30 Besa-Burreli
Ora 13:30 Iliria-Kukësi
“KORÇA BOOM”
















