Nga 24 gushti deri më 7 shtator/ Rihapet dritarja në e-Albania për regjistrimin e nxënësve në shkolla
- 15 hours ago
- 1 min read
Ministria e Arsimit ka njoftuar hapjen e fazës së dytë të regjistrimeve për nxënësit që ende nuk e kanë përfunduar regjistrimin.
Aplikimet në portalin e-Albania do të rihapen më 24 gusht dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 7 shtator 2026.
Gjatë kësaj periudhe do të mund të aplikojnë nxënësit që regjistrohen në klasën e parë dhe në klasën e dhjetë, si dhe ata që duan të ndjekin shkollat artistike dhe sportive.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u bën thirrje prindërve dhe nxënësve të përfundojnë regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë.
“KORÇA BOOM”
















