Nga golat e Bragës e Bismarkut te penalltia e fundit, ja çfarë ndodhi në Korçë
- 11 hours ago
- 1 min read
Ka përfunduar në Korçë miqësorja mes Skënderbeut dhe Besës së Kavajës, me skuadrën vendase që ka dalë fituese 2-1 në këtë test përgatitor.
Bardhekuqtë e Julian Ahmatajt zhvilluan një paraqitje pozitive dhe siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Braga dhe Bismark. Skënderbeu tregoi ritëm dhe kontroll në pjesën më të madhe të takimit, duke dhënë sinjale të mira në prag të sezonit të ri.
Besa arriti të shkurtojë diferencën në fundin e ndeshjes, pas një penalltie të akorduar për skuadrën kavajase, një vendim i kontestuar nga kampi korçar si i dyshimtë.
Në fund, Skënderbeu e mbyll miqësoren me një tjetër rezultat pozitiv, në vijim të përgatitjeve për sezonin e ri. Për trajnerin Julian Ahmataj, ky test ishte një tjetër mundësi për të parë gjendjen e grupit dhe alternativat në dispozicion.
“KORÇA BOOM”













